Trafik kilometrik në pikën kufitare të Hanit të Hotit, qindra automjete drejt Shqipërisë

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trafik kilometrik në pikën kufitare të Hanit të Hotit, qindra automjete drejt Shqipërisë

Radhë të gjata trafiku, janë krijuar ditën e sotme në hyrje të pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Qindra automjete kanë krijuar radhë kilometrike, ku emigrantë të shumtë po kthehen në vendlindje për pushime por edhe turistë të huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë muajit të korrikut ka pasur fluks të madh turistësh të huaj në bregdetin e vendit, dhe i tillë pritet të jetë edhe gushti.

Ndërkaq, 13 mijë persona kanë hyrë vetëm gjatë 3 ditëve të para të gushtit në pikën kufitare të Kakavijes.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi mbajnë numrin më të lartë të personave që kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare.

Në këtë fillim gushti në doganën e Kakavijes po regjistrohet një fluks në rritje i emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në vendlindje.

Përgjatë tri ditëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona.

Një numër të konsiderueshëm mes tyre zënë turistët e huaj që udhëtojnë për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri. Numri i lartë i lëvizjeve nuk ka krijuar radhë të pritjes në kufi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE