Vonohet lista e barnave me rimbursim; duhet të miratohej dhe shpërndahej që në maj
Lista e re e barnave me rimbursim për vitin 2023 duhet të ishte miratuar dhe shpërndarë nëpër farmacitë e tregut të hapur që në muajin maj, por kur ka kaluar me shume se gjyma e këtij viti, kjo listë nuk duket gjëkundi dhe askush nuk po punon për hartimin e saj.
Nuk ka asnjë përgjigje as për pacientët që janë në pritje për barna të reja që duhet t’i shtohen listës me rimbursim për vitin 2023 të paktën kështu ndodh çdo vit ku lista zgjerohet me barna të reja, si për barnat që janë alternativë e parë, çmimi i të cilave rimbursohet totalisht nga shteti po ashtu dhe për alternativën e dytë apo të tretë çmimi i të cilave paguhet pjesërisht nga pacienti dhe pjesa tjetër nga shteti.
Ndërkohë nuk ka asnjë përgjigje as për kompanitë farmaceutike apo distributorët e tyre të cilët duhet të kenë të siguruar barnat në depo sidomos alternativën parë të paktën tre muaj më parë .Kjo është e specifikuar në kontrata që ata kanë me Fondin e detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor i cili rimburson barnat, në mënyrë që të mos krijohen mungesa nëpër farmaci.
Por vonesa e listës së re të barnave me rimburism penalizon edhe buxhetin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor pasi në një kohë kur euro ka rënë ndjeshëm karshi monedhës vendase, Fondi i rimburson barnat me vlerën e euros që ishte gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022. Dhe ky ndryshim është bërë pikërisht në kohën kur duhej të dilte lista e re e barnave.
Në maj të këtij viti është bërë indeksimi i çmimit të barnave. Nëse në maj të vitit 2023 do te dilte lista e re e barnave atëherë do të përllogaritej vlera mesatare e euros për gjashtëmujorin e parë të po këtij viti kur kursi i shkëmbimit të euros me lekun ishte edhe me poshtë se në gjashtëmujorin e dytë të një viti më parë dhe në buxhetin e fondit të rimbursimit mund të kurseheshin më shumë para të cilat mund të përdoreshin për të rimbursuar një sasi më të madhe barnash në dobi të pacientit.
Lista e re e barnave tanimë do të miratohet për 4 muajt e mbetur të këtij viti, shtator deri në dhjetor dhe këmbimi i euro i bie të llogaritet me kursin e këmbimit të gjashte mujorit të dyte të vitit duke nisur nga korriku ku euro pati momente që u barazua me lekun.