Bebe Rexha në krahët e një tjetër mashkulli pak pas ndarjes nga partneri i saj prej tre vitesh!
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur ditwt e fundit sa i përket jetës private. Kjo pasi bukuroshja u nda nga i dashuri i saj prej tri vitesh, Keyan Safyari. Ky i fundit hoqi dorë nga lidhja, duke i dërguar një mesazh privat në InstaDirect me arsyetimin se po e përfundonte lidhjen ngaqë ajo ishte shëndoshur shumë.
Bebe Rexha e mërzitur ndau mesazhin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe në një nga koncertet e fundit të turneut, nuk i mbajti dot lotët teksa performoi para publikut. Gjithsesi, artistja së fundmi ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani. E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment mund të shihej nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa i mbështetej në krah.
Ajo nuk ka treguar nëse djali në fjalë mund të jetë thjeshtë dikush nga ekipi i saj, apo ndonjë person tjetër. Rikujtojmë, se Bebe dhe David Guetta janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor. Dyshja me famë ndërkombëtare kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të radhës të quajtur, “One in a Million”. Artistja me origjinë nga Dibra ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se projekti tashmë ndodhet në YouTube.