Channing Tatum shoqëron vajzën e tij në koncertin e Taylor Swift në mënyrën më të veçantë!
Channing Tatum fitoi zemrat e të gjithë mbështetësve të tij teksa u shfaq në koncertin e Taylor Swift në Los Angeles Eras Tour të shtunën, 5 gusht. Aktori i filmit “Magic Mike” u pa nga fansat teksa shoqëronte vajzën e tij 10-vjeçare, Everly dhe miqtë e saj, të veshur me një T-shirt të stampuar.
Tatum, 43 vjeç, zgjodhi një pjesë të këngës hit të këngëtares fituese të Grammy, Anti-Hero, me bluzën e tij të zezë. Aktori gjithashtu kishte një zemër vezulluese rreth syrit të tij të djathtë.
Channing Tatum solli veshjen më të mirë të Swiftie-s për shfaqjen Eras Tour të Taylor Swift. Shumë yje të tjerë ishin të pranishëm në shfaqjen e shumëpritur duke përfshirë Alicia Keys, Gayle King, Hilary Duff.
King, e cila u shoqërua edhe me Tatum gjatë shfaqjes, ndau momentet kryesore nga koncerti, ku aktori ishte duke shijuar performancën entuziaste të këngëtares së hitit “Shake it Off”.
Aktori gjithashtu ka një lidhje tjetër me hitin Lavender Haze pasi e dashura e tij Zoë Kravitz është mikeshë e ngushtë me Swift dhe ajo e ndihmoi këngëtaren të shkruante disa këngë në albumin Midnights, i publikuar në tetor 2022.
Tatum ishte i martuar më parë me yllin, Jenna Dewan, nga viti 2009 deri në vitin 2018. Ish-çifti kishte mirëpritur vajzën e tyre, Everly në 2013. Tatum dhe Dewan, 42 vjeç, kanë ndryshuar gjithçka që kur u finalizua divorci i tyre në vitin 2019. Pavarësisht ndarjes,ata kanë mbetur miq janë prindër për vajzën e tyre. Epo mesaa duket është një ide e mirë të dërgosh fëmijën në koncertin e artistes ose artistit të preferuar dhe Tatum e bëri këtë në mënyrën më të veçantë.