Deputetja britanike letër ndërkombëtarëve:Të ndryshohet qëndrimi me Kosovën dhe Serbinë!

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deputetja britanike letër ndërkombëtarëve:Të ndryshohet qëndrimi me Kosovën dhe Serbinë!

Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Washingtonit, ku I kanë kërkuar që të ndryshohet qëndrimi në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Ajo njoftoi se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë. Duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua balancë dhe bashkëveprim me Kosovën dhe Serbinë.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurohemi që ne nuk do të miratojmë politika për Ballkanin që anojnë nga Beogradi”, shkruhej në letër.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar për uljen e tensioneve në veri, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Megjithatë, Kosova ka rënë dakord me BE-në në një plan për shtensionimin e situatës, që parashikon edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE