Ariana Grande bën postimin e parë në rrjetet sociale që pas situatës së krijuar nga lidhja e saj me Ethan Slater!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ariana Grande bën postimin e parë në rrjetet sociale që pas situatës së krijuar nga lidhja e saj me Ethan Slater!

Ariana Grande ka bërë postimin e saj të parë në rrjetet sociale që kur u përfshi në polemika për romancën e saj me aktorin Ethan Slater. Në një postim në Instagram, krijuesja e hitit “Save Your Tears” ndau foto që shënuan 10 vjet që nga debutimi i albumit të saj të parë “Yours Truly”.

Carousel-i përbëhej nga një foto me fletë muzikore për tre këngë “Daydreamin’”, “Tattooed Heart” dhe “Baby I”. Fotografia e dytë e tregonte atë duke mbajtur një mikrofon me një foto të tretë që shfaqte Grande në një dhomë plot me muzikantë. Në mbishkrimin e fotove këngëtarja ka shkruar:

Pothuajse dhjetë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

E rëndësishme për t’u përmendur është se Grande ka kufizuar komentet në Instagramin e saj për shkak të reagimit që ka marrë në mediat sociale për shoqërimin e saj me Slater.  Pasi xhirimet për filmin filluan në dhjetor, dyshja thuhet se kaluan kohë së bashku përtej orarit të punës.

Më vonë, në korrik, u bë publik lajmi se Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh Dalton Gomez vendosën të divorcoheshin dhe se këngëtarja e popit tashmë kishte vazhduar me Slater. Nga ana tjetër, ylli i SpongeBob SquarePants, ishte ende i martuar me gruan e tij Lilly Jay, me të cilën ka një fëmijë, në kohën kur romanca e tij me Granden u bë kryefjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE