Do të rikthehet në “BBVIP 3”? Zhaklina flet për rolin e opinionistes dhe raportin me Arbër Hajdarin

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të rikthehet në “BBVIP 3”? Zhaklina flet për rolin e opinionistes dhe raportin me Arbër Hajdarin

Padyshim që roli si opinioniste në “Big Brother” edicionin e kaluar ka qenë një nga sfidat më të rëndësishme, por edhe më të vështira të Zhaklin Lekatarit në media e televizion dhe këtë e ka pranuar edhe vetë ajo, në një intervistë të fundit për “Pushime On Top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për eksperiencën që la pas e që mund ta rifillojë sërish.

Kështu, për Zhaklinën, pavarësisht se të qenit opinioniste në një program si “Big Brother” ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion, e ka rritur profesionalisht, ndërsa ka pranuar se nëse do i vinte ftesa, nuk do t’i thoshte jo edicionit të ardhshëm.

Po ashtu Zhaklinës i është bërë e ditur nga Eni Shehu, se përflitet që Eva Murati mund të jetë zëvendësuesja e saj sezonin e ardhshëm, gjë për të cilën Lekatari ka bërë një reagim mjaft pozitiv, por po ashtu edhe ka folur për raportin që ka tani me Arbër Hajdarin.

Pjesë nga biseda:

Eni Shehu: “Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?” (për Big Brother)

Zhaklin Lekatari: “Po, pse jo!”

Eni Shehu: “Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…”

Zhaklin Lekatari: “Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”

Lei Kraja: “Sa diplomate je…”

Eni Shehu: “Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar lidhur me vendimin e tij?”

Zhaklin Lekatari: “Nuk e di nëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim akoma apo jo. E kuptoj që mund të jenë shumë gjëra që kanë ndikuar; punët, presioni… Unë gjithsesi e respektoj; me Arbrin kam patur dhe vazhdojmë të kemi një raport shumë të mirë”

https://www.instagram.com/reel/CvsQk6qP_MJ/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE