Humbin jetën të paktën 9 persona me aftësi të kufizuara në Francë, merr flakë ndërtesa ku po kalonin pushimet!
Të paktën nëntë persona me aftësi të kufizuara kanë humbur jetën pasi ndërtesa ku po qëndronin me pushime u përfshi nga flakët, megjithëse numri pritet të rritet pasi ende ka të zhdukur.
Sekretari i përgjithshëm i zonës deklaroi se të zhdukurit ndodheshin në ndërtesën e djegur dhe nuk kishin mundur të shpëtonin.
Menjëherë pas njoftimit të autoriteteve në orët e para të mëngjesit, zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes ku vijuan menjëherë punën, duke arritur të evakuojnë shtatëmbëdhjetë persona.
Autoritetet konfirmuan se gjithsej 28 persona kishin qenë brenda në atë momentin e përhapjes së flakëve. Presidentin Emmanuel Macron e përshkroi katastrofën si një tragjedi.
Njerëzit në katin e parë ishin në gjendje të largoheshin shpejt nga ambientet, por të tjerët nuk e kanë pasur të mundur. Ndërtesa tradicionale gjysmë-druri, është dëmtuar rëndë nga zjarri, ndërsa e gjithë zona u mbush me tym.
Ende nuk ka një shkak për rënien e zjarrit, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet nga prokurorët rajonalë.