Koha më e mirë e ditës për një takim romantik…
1. Netët janë ideale për një takim romantik
Rreth 60 përqind e beqarëve duan të dalin në një takim gjatë natës, duke i dhënë fund mitit se njerëzit preferojnë të pinë një kafe të shpejtë kur takohen për herë të parë. Studimi, i cili anketoi 5,500 beqarë të të gjitha moshave, etnive, të ardhurave dhe sferave të jetës, hedh dritë mbi aspektet kryesore të takimit në vitin.
2. Edhe pasditet janë në rregull
22 përqind e beqarëve janë shumë më të drejtuar në takimet e pasditeve, duke preferuar të takojnë partnerët e tyre të mundshëm në mes të ditës. Ju mund të dilni për një koktejl dhe të diskutoni si ka shkuar dita juaj, por kjo mos të përfshijë një drekë apo një vakt.
3. Netët e së shtunës poashtu shumë të pëlqyera
Mendimi pas kësaj është ndoshta diçka në këtë drejtim: Pas një jave të plotë pune, gjëja e fundit që dikush dëshiron të bëjë është të shkojë në një takim. Por deri në mbrëmjen e së shtunës, 39 përqind e beqarëve janë gati. Plus, ju jep një arsye tjetër për të pritur fundjavën.
4. Pak prej nesh janë njerëz të mëngjesit
Të paktën kur bëhet fjalë për takime. Dy përqind e të anketuarve thanë se takimet në mëngjes janë të preferuarat e tyre. Ky takim përmban kafe dhe një briosh. Epo pse jo, ta nisni ditën me një takim romantik…