Ndjekësi i komentoi se duhet të bëjë shumë squats për të treguar të pasmet, reagimi epik i prezantueses italiane Alba Parietti!
Prezantuesja e njohur italiane Alba Parietti ka postuar së fundmi disa foto nga pushimet e saj në Formentera dhe duket një mrekulli e vërtetë teksa shfaq linjat e saj trupore. Mes ndjekësve të shumtë që e kanë adhuruar për këtë dukje, duket se bukuroshja ka marrë edhe kritika. Por, ajo ka vendosur t’ju përgjigjet kështu:
Kotësia nuk është marrëzi, në moshën time ka edhe diçka poetike sepse e di që herët a vonë dhurata do të të hiqet dhe dëshiron ta mbash për aq kohë sa është e mundur. Është mëkat? A do të shkoj në ferr?
Një nga kritikat e një komentuesi ishte:
Fatkeqësisht, shija e mirë është për disa. Ekspozimi i pjesës së poshtme të shpinës nga një mbi 60-vjeçe është vërtet i pavend. Duhet të bësh shumë squats dhe pastaj ndoshta, të bësh foto të tilla.
Më në fund Alba i mbyll gojën të gjithëve duke shprehur:
Mund të bësh të gjitha squats që do, por nuk do të jesh kurrë unë.
Kjo nuk është hera e parë që Alba Parietti provokon me pozat e saj provokuese.