Si mund të lexosh mesazhet pa e kuptuar dërguesi në Instagram…
Nëse edhe ju jeni përdorues i rrjetit social Instagram e dini se si mund të lexoni mesazhet e dërguara, ndërkohë që dërguesi nuk e kupton. Nëse nuk dëshironi që dërguesi ta dijë që ju keni lexuar mesazhin e tyre, atëherë kjo është mënyra se si mund ta bëni këtë. Kjo metodë ka qarkulluar që prej vitit 2019-të por përdoruesit sapo e kanë kuptuar se si mund të lexojnë mesazhet e dërguara, pa jua lënë “seen”.
Nëse dëshironi të shihni mesazhin e dikujt, fillimisht ju duhet ta bëni “restrict” dhe ai/ajo nuk do e kuptojë që ju e keni bërë një gjë të tillë. Ata akoma do mund të shohin profilin tuaj por nuk mund të shohin kur ju jeni online ose nëse keni lexuar mesazhet e tyre. Mesazhet e dërguara nga llogaritë “restricted” do të shfaqen në “Request” dhe si rezultat personi nuk do jetë në gjendje të shohë nëse ju e keni hapur mesazhin e tyre apo jo.
Kjo metodë në fakt është prezantuar për ndaluar mesazhet që ndikojnë në shëndetin mendor, por është gjithashtu një metodë mjaft e mirë nëse ju dëshironi të injoroni dikë. Nëse më pas dëshironi t’i përgjigjeni personit, ju thjesht duhet ta “un-restrict”. Nuk ju zë gjumi dhe veprimi i parë që ju shkon në mendje është të bëni “scroll” në Instagram? Kjo është gati të ndryshojë, falë përditësimit më të fundit. Meta, kompania që zotëron Instagram dhe Facebook, ka njoftuar dy mjete të reja për të ndihmuar adoleshentët të organizojnë më mirë kohën e tyre në aplikacione.