“Vetting-u është zgjidhja”/ Kurti kritikon sistemin e drejtësisë pas vrasjeve!

vovalbania August 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vetting-u është zgjidhja”/ Kurti kritikon sistemin e drejtësisë pas vrasjeve!

Kreu i qeverisë së Kosovës ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Gjatë mbledhjes së ekzekutivit, Albin Kurti përmendi ngecjen e gjyqësorit e rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë, ku të dyshuarit janë të kërkuar nga drejtësia.

“Shembull është rasti i fundit me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të së ndjerës Marigona Osmani, pra Dardan Krivaqa. U dashtë një shoqëri e një popull i tërë ta dënojë publikisht krimin, në mënyrë që Gjykata të mund ta nxjerrë një verdikt meritor”, u shpreh Kurti.

Ai tutje shtoi se rruga më e mirë që ta bëjë sistemin e drejtësisë më efikas është ajo e reformës e vetting-ut.

“Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim plotë 1,754 raste. Ky raport e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngulfat atë, e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve, dhe si efekt përfundimtar, në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase, rrezikon të inkurajojë krimin dhe kriminalitetin. Andaj, reforma është domosdoshmëri e vetting-u është zgjidhja”, tha kryeministri.

Tash e pesë muaj ligji për vetting-un në drejtësi është në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë u miratua udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për Ndalimin e  Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe Hapësira të tjera të ngjashme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE