Detaje të reja për Lamborghinin e parë tërësisht elektrik!
Lamborghini i parë tërësisht elektrik do të jetë një model krejtësisht i ri, i stiluar rrënjësisht 2+2 që do të arrijë në vitin 2028 dhe kompania ka zbuluar se do ta prezantojë me një koncept në fillim të javës së ardhshme në Monterey Auto Week. Në njoftim ndër të tjera thuhet se“që nga themelimi i saj në vitin 1963, Automobili Lamborghini ka krijuar modele unike që sinjalizojnë drejtimin teknik dhe stilistik që kompania do të marrë në të ardhmen e afërt.
Këto janë modele ose prototipe teknike ose eksperimentim me koncepte të reja që ndihmojnë në zhvillimin e Lamborghini-ve të ardhshme. Modeli i ri 2+2 pritet të marrë frymëzim të lehtë nga koncepti i sedanit Lamborghini Estoque, i cili u zbulua në vitin 2008, por nuk doli kurrë në prodhim. Shefi i dizajnit të Lamborghini, Mitja Borkert, deklaroi së fundmi se të gjitha automjetet e ardhshme të kompanisë do të “duken si anije kozmike”. 2+2 mund të jetë një makinë me dy dyer pasi popullariteti i sedanëve superluksoz me katër dyer ka rënë vitet e fundit.
Lamborghini ka prezantuar një makinë të re, që frymëzohet nga versioni Diablo. Projekti është fryt i pasionit të themeluesit Emanuel Colombini, që ka bëshkëpunuar me studion e dizajnit BorromeodeSilva. Lamborghini Diablo është prodhuar nga viti 1990 deri në 2001, duke qenë pasardhës i Countach dhe Murcielago.