Kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ahmetajt!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkoi heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ahmetajt!

Apeli i GJKKO-së, Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë.

Pasi miratoi vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve dhe të dy llogarive bankare që dyshohet se i takojnë Arben Ahmetajt, Prokuroria e Posaçme, SPAK lëshoi urdhër-arresti për ish-numrin dy të qeverisë, njëherazi ish-ministër.

Pas kësaj mase sigurie të shpallur në mungesë ndaj ish-funksionarit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, si dhe Policia e Shtetit, menjëherë vijuan kontrollet ndonëse në sistemin TIMS rezulton se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria.

Sipas dosjes hetimore, dyshohet se Ahmetaj kreu korrupsion në gjashtë episode e po ashtu fshehu pasuri e pastroi para’. Në këtë dosje,  përmenden shumë emra biznesmenësh, ish-nëpunësish e personash të tjerë që janë nën hetim.

Referuar SPAK-ut, janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa ku dhe u sekuestruan dokumente, kompjutera laptopë, telefona celularë, USB e materiale të cilat do të verifikohen.

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ai është larguar nga vendi ynë, para se Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtonte kërkesën e SPAK-ut, i cili ndonëse kërkoi autorizim për t’i kërkuar gjykatës masë arresti për ish-zyrtarin e lartë, ky vendim nuk është shpallur ende.

Si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë, ai u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, pas këqyrjeve në një kompjuter që i përket Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish-funksionarin e qeverisë shqiptare. Nga SPAK-u, vlera e tyre u llogarit në shumën e 34 mijë eurove.

Për hetimet, Prokuroria e Posaçme, SPAK i referohet një sërë dëshmive të biznesmenëve e që tregojnë se vilat në Palasë e gjithashtu në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon Blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe e komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë, ish-zyrtarë e biznesmenë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE