“Ndal policia”! Parandalohet krimi në Vlorë, sekuestrohen dy mina me telekomandë

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ndal policia”! Parandalohet krimi në Vlorë, sekuestrohen dy mina me telekomandë

Dy persona, xhaxha e nip kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës këtë të enjte. Ata janë Fatjon dhe Ergys Gjonaj, përkatësisht 33 dhe 19 vjeç, persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët fshihnin në kroskotin e makinës dy mina me telekomandë të programuara për shpërthim në distancë.

Dy të arrestuarit u ndaluan në hyrje të Vlorës, gjatë operacionit policor të koduar “Knock Out 2”, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Dy minat me telekomandë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Policia thekson se vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të mësuar qëllimin e dy personave, si dhe për kapjen e dy subjekteve të tjera të dyshuara të përfshira në këtë rast.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje të rëndë kriminale dhe vuri në pranga një person që lëvizte me pistoletë me silenciator, me doreza dhe me kapuç në çantë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64057 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE