Promovon homoseksualitetin, Libani ndalon filmin “Barbie”!
Filmi “Barbie” i Greta Gerwig, ishte ndaluar më parë në Vietnam dhe Filipine dhe ka mundësi që të ndalohet edhe në Liban. Ministri i kulturës i vendit, Mohammad Mortada, tha se filmi promovon ‘homoseksualitetin dhe vlerat kundërshtuese që lidhen me besimin dhe moralin’. Ai i kërkoi agjencisë së Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, e cila është nën ministrinë e brendshme dhe është tradicionalisht përgjegjëse për vendimet e censurës në vend, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e filmit.
Skenari i bashkë-shkruar nga Greta Gerwig dhe partneri i saj Noah Baumbach, flet për Barbie-n teksa ajo lufton me tokën e saj të fantazisë të pikturuar me ngjyrë rozë, e udhëhequr nga një grua, duke u përballur me probleme të botës reale. “Barbie” ndërkohë është bërë filmi i parë i një regjisoreje femër që ka arritur mbi një miliard dollarë fitime. Aktorja Margot Robbie është në rolin e kukullës ikonike, Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të saj, Ken.
Robbie mori një shumë të konsiderueshme prej 11.5 milionë euro për rolin e saj si Barbie, duke e bërë atë aktoren më të paguar për një rol filmi. Gosling nga ana tjetër fitoi të njëjtën shumë prej 11.5 milionë euro për rolin e tij. Të tjerë aktorë të njohur që janë pjesë e kastit janë Will Ferrell, Kate McKinnon dhe America Ferrera, etj.
Filmi “Barbie” bëri që lodrat legjendare plastike të jenë frymëzim për shumë emra fëmijësh. Sipas TMZ, faqja e internetit ‘BabyNames.com’ ka shënuar një rritje prej 300 % në kërkimet për emrin Barbie në muajin korrik. Faqja e njohur e emrave të foshnjeve gjithashtu pa një rritje 200 % në kërkimet për Ken në të njëjtin muaj.