Studim i ri në lidhje me Facebook!
Një studim i fundit ka vërtetuar se nuk ka asnjë provë që përhapja globale e Facebook-ut është e lidhur me problemet psikologjike. Instituti i Internetit të Oksfordit njoftoi se hulumtimi vëzhgoi se si ka ndryshuar mirëqenia në 72 vende me rritjen e përdorimit të platformës së mediave sociale, teksa kundërshtuan se janë të dëmshme.
Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, po shqyrtojnë legjislacionin për të mbrojtur përdoruesit e rrjeteve sociale nga dëmtimet në internet. Meta, e cila zotëron Facebook-un, është përballur me shqyrtimin pas dëshmive për ndikime negative tek disa përdorues. Raporti përfshin ndikimin e përgjithshëm të përdorimit të Facebook në nivel kombëtar, ndërsa gjetjet nuk zbuluan ndikim tek grupet e njerëzve më të rrezikuar.
Projektligji i Sigurisë në internet i Mbretërisë së Bashkuar (OSB) është në fazat e fundit të rrugëtimit të tij parlamentar, për t’u kthyer pastaj në një ligj. Ndër të tjera për përfundimet e studimit, thuhet se gjithçka ka qenë e kufizuar, ndërsa duhet t’i ishte dhënë përparësi fëmijëve, si më të rrezikuarit për këtë fenomen. Ky hulumtim ka përfshirë vetëm për Facebook-un dhe jo platformat e tjera të Metës, ku përfshihet Instagrami.