‘Barbiemania’ ka pushtuar botën, edhe foshnjave po u vendosin këto emra

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Barbiemania’ ka pushtuar botën, edhe foshnjave po u vendosin këto emra

Filmi “Barbie” bëri që lodra legjendare plastike të jenë frymëzim për shumë emra fëmijësh.

Sipas TMZ, faqja e internetit BabyNames.com ka shënuar një rritje prej 300 për qind në kërkimet për emrin Barbie në muajin korrik.

Faqja e njohur e emrave për foshnja gjithashtu pa një rritje 200 për qind në kërkimet për Ken në të njëjtin muaj.

Ndërsa listat e eBay për kukullën Allan (të luajtur nga Michael Cera në film) u rritën në qiell pas publikimit të filmit, ende nuk ka pasur një rritje të kërkimeve për emrin Allan kur bëhet fjalë për emrat e foshnjave.

Sipas faqes së internetit, Barbie do të thotë “e huaj” ndërsa Ken do të thotë “i bukur”. Ruth Handler, krijuesja e Barbie, e emëroi kukullën ikonike sipas vajzës së saj, Barbara, ajo gjithashtu e quajti Ken sipas djalit të saj, Kenneth.

Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, emri Barbie u bë i njohur në Shtetet e Bashkuara pasi kukulla u publikua për herë të parë në vitin 1959.

Midis 70 dhe 100 foshnjave për një milion u emëruan Barbie deri në mes të viteve të gjashtëdhjeta, me emrin që arriti kulmin e popullaritetit në vitin 1964.

Kenneth ose Ken kulmin e popullaritetit e arriti në vitin 1963 duke u bërë ndër 25 emrat më të njohur për djemtë.

Kujtojme se filmi “Barbie” ka tejkaluar një miliard dollarë përfitime në arkat botërore vetëm 17 ditë pas publikimit dhe tani është realizimi më i shpejtë i Warner Bros që e ka arritur këtë sukses.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE