ERE refuzon prodhuesit e bukës, nuk ka rishikim të çmimit të energjisë

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ERE refuzon prodhuesit e bukës, nuk ka rishikim të çmimit të energjisë

Enti Rregullator i Energjisë dhe furrat e bukës dhe të prodhimit të miellit nuk kanë rënë dakord për rishikimin e çmimit për furnizimin me energji elektrike të aktivitetit të furrave të bukës. Në vendimin e bërë publik nga ERE, arsyetohet se FSHU nuk ka plotësuar kriteret, mbi të cilat do të mund të vlerësohen dhe të analizohen kostot e aktivitetit si dhe niveli i të ardhurave.

Kërkesa për rishikimin e çmimit të energjisë u depozitua pak muaj në parë, ku shoqata kërkonte aplikimin e drejtë dhe jodiskriminues të çmimeve të energjisë elektrike ndaj klientëve, si dhe përfitimin e çmimit vetëm për aktivitete të caktuara.

Sipas tyre, ndarja e ambienteve për qëllime të faturimit të energjisë së konsumuar ka shkaktuar probleme, si dhe abuzime duke sjellë rritje të kostove për shumë furra buke dhe prodhues mielli. Por, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Enti Rregullator i Energjisë nuk e mori parasysh kërkesën e tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE