Fansja gdhend në trup “Vulën” e Ledrit dhe kuptimi është tepër domethënës!
Kemi parë shpesh “çmenduri” të fansave për personazhet e tyre të preferuar të showbiz-it dhe nuk është hera e parë që dikush bën tatuazh për ta.
Mirëpo, një fanse ka shkruar në trupin e saj mbiemrin e Ledrit, “Vula”, të cilin do ta ketë të gdhendur përgjithmonë dhe kuptimi është tepër domethënës.
Pikërisht ky tatuazh i kujton asaj të ëmën e ndjerë, me të cilën shkonte në të gjitha koncertet e Ledrit dhe gjenin ‘shpëtim’ nga mërzia me këngët e tij.
“Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire.
Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami”, ka shkruar fansja, duke na prekur të gjithëve.