Konsiderohej aq tronditës sa u ndalua për 250 vjet, zbulohet manuali sekret i seksit!
Së fundmi është zbuluar një “manual seksi” i cili ishte i ndaluar për gati 250 vjet për shkak të këshillave të tij të egra dhe referencave ndaj kafshëve. Libri i ilustruar nga periudha e Mbretit George, i botuar në 1720, ishte i ndaluar deri në vitet 1960.
I titulluar “Kryevepra e Aristotelit e përfunduar në dy pjesë, e para që përmban sekretet e gjeneratës”, botimi i parë u botua në Londër në vitin 1684. Aq të shqetësuar ishin autorët me idenë e “fjetjes së panatyrshme të grave me bishat”, sa ata përfshinin ilustrime të shumta të gdhendura në dru të krijesave të lindura nga bashkime të tilla.
Këshillat e tjera që u jepen lexuesve sugjerojnë se imagjinata gjatë seksit ndikon tek pamja e fëmijëve. Gratë inkurajohen që të “shikojnë me zell” tek burrat e tyre në mënyrë që fëmijët të ngjasojnë me ta, në vend që të rrezikojnë që fëmijët të lindin me “buzë të mëdha” nëse mendja e tyre shkon diku tjetër gjatë aktit, raporton Mirror. Madje në ndihmë të çiftit për përcaktimin e gjinisë së fëmijës, analizohen edhe dietat dhe astrologjia. Dhe sigurisht, martesa konsiderohet vitale për të gjitha çiftet. Libri, i cili pritet që të kap shifrën rreth 120 paundë në ankandin Hansons Auctioneers në Derbyshire i cili pritet të mbahet marsin e 2024-shit, deklaron:
Pa dyshim, bashkimi i zemrave në martesën e shenjtë është më i lumturi nga të gjitha kushtet, pasi një burrë e ka një vetë të dytë tek e cila mund të zbërthejë të gjitha mendimet, si dhe një bashkudhëtare të ëmbël në punën e tij.
Jim Spencer, vlerësues i librave dhe dorëshkrimeve në Hansons Auctioneers në Etwall të Derbyshire, tha:
Botimi i parë i këtij libri ishte publikuar në vitin 1684, dhe ishte i ndaluar deri në vitet 1960. Ka disa arsye se pse ndodhi kjo. Për shembull përfshihen edhe ilustrime të ‘përbindëshave’ të cilët ‘lindën nga fjetja jo e natyrshme e Grave me Bishat’, një shembull i një gruaje “e cila çiftëzohet me një qen’”. Ka disa ilustrime të krijesave të ngjashme me bishën, duke përfshirë një burrë që mban bishtin e një qeni dhe një përbindësh të lindur në Ravenna të Italisë, në vitin 1512. Për këtë fajësohet ‘dashuria e ndyrë dhe e korruptuar’. Por duhet të keni parasysh se ky libër u shkrua kur njerëzit ende digjeshin për magji në Anglinë Gjeorgjiane. Libri madje pretendon se imagjinata e prindërve prodhon tiparet e një fëmije dhe përfshin një ilustrim të një ‘shërbyese e gjitha leshatore dhe një foshnjeje që ka lindur e zezë nga imagjinata e prindërve’.