Mashtroi disa biznesmenë duke u premtuar tenderë, kapet zyrtari “fake”

vovalbania August 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë!

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Në kuadër të operacionit “The eye”, u bë i mundur arrestimi i shtetasit I. A. (K). i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, përmes mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione dhe në këmbim të shumave monetare iu ka premtuar atyre tenderë të ndryshëm.

39-vjeçari me origjinë nga Vlora dukej se ishte i ‘vjetër’ në zanatin e mashtrimit, ai ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale në vitin 2011 me 10 vjet burg. Për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’, ai kishte hapur një zyrë, të cilën e përdorte për të mashtruar investitorë të ndryshëm. Në rrjetën e tij binin shumë sipërmarrës, pasi hiqej sikur kishte njohje brenda ministrisë dhe kundrejt shumave të parave mund t’u jepte tenderat që ata kërkonin.

Historia e Indrit Aliut (Kolleshi) nisi që prej vitit 2008, ku emri dhe fytyra e tij doli kudo si i arratisuri me 3 milionë euro me vete, të cilat i kishte përvetësuar duke mashtruar. Ai mundi të mashtrojë edhe policinë e shtetit, aso kohe. Edhe atyre u kishte premtuar ndihma me vlera marramendëse, por që sigurisht nuk morën asgjë.

Pas shpalljes në kërkim, në vitin 2010 ai u arrestua në Greqi dhe prej andej u ekstradua në vendin tonë. Ai u dënua me 10 vjet burg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE