Studimi më i ri i tradhtisë nga gratë hedh poshtë gjithçka që mendonit se dinit deri më tani!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Studimi më i ri i tradhtisë nga gratë hedh poshtë gjithçka që mendonit se dinit deri më tani!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//studimi-me-i-ri-i-tradhtise-nga-grate-hedh-poshte-gjithcka-qe-mendonit-se-dinit-deri-me-tani.jpg)
Një studim norvegjez interesant tregoi se rreth 15 % e grave të martuara i tradhtojnë burrat e tyre të paktën një herë, ndërsa rreth 20 % e burrave i tradhtojnë partnerët e tyre. Gratë e suksesshme me të ardhura të larta janë më të gatshme për të flirtuar dhe për të përdorur hijeshitë femërore te burrat e tjerë, ndërsa studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është vetëbesimi më i madh, pikëpamja më liberale dhe mundësitë më të mëdha që u jepen në krahasim me gratë e rritura në frymën tradicionale dhe me profesione më pak të paguara. Udhëheqësi i studimit, profesori Joris Lammers nga Universiteti i Tilburgut, shpjegon se:
Si për gratë ashtu edhe për burrat, fuqia vepron si një afrodiziak dhe është një supozim i gabuar që gratë ndihen më fajtore për shkak të tradhtisë bashkëshortore, aq më tepër, ato kanë më pak pendim pas tradhtisë bashkëshortore.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/studimi-me-i-ri-i-tradhtise-nga-grate-hedh-poshte-gjithcka-qe-mendonit-se-dinit-deri-me-tani-64d5def45d577.jpeg)
Religjioni dhe besimet morale nuk janë aq të lidhura me gatishmërinë e një individi për ta tradhtuar partnerin e vet, në raport me rastin, mundësinë dhe fuqinë. Përveç kësaj, hulumtimi ka vërtetuar se fillimi i të 30-tave është mosha më e zakonshme e jetës në të cilën gratë tradhtojnë dhe kjo shpjegohet me zvogëlimin e fertilitetit dhe me fokusimin në aspektet seksuale të lidhjes, kur burrat nuk gjykohen më sipas parimit “a do të ishte një baba i mirë për fëmijët e mi”.
Ekspertja britanike, Diana Appleyard, thekson se ka ende opinione të ndryshme në shoqëri për tradhtinë e burrave dhe grave, dhe teksa një burrë do të justifikohet nga një dëshirë seksuale më e fortë duke përfituar nga një mundësi, madje edhe duke u joshur nga një grua. Nga ana tjetër gratë që tradhtojnë paraqiten si planifikuese dhe të pandjeshme, si dhe “shkatërruese” familjesh.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08/studimi-me-i-ri-i-tradhtise-nga-grate-hedh-poshte-gjithcka-qe-mendonit-se-dinit-deri-me-tani-64d5def5d5686.jpg)
Tradhtia mund të ndodhë për një numër të madh arsyesh, e një nga këto arsye duket të jetë dhe hakmarrja. Sipas faqes së web-it ‘Illicitencounters’, e cila shërben si ndërmjetës mes personave të martuar me persona tjerë të martuar që kërkojnë lidhje, 33% e tradhtarëve e kryejnë këtë akt vetëm për t’iu hakmarrë partnerit që ka pasur një marrëdhënie me dikë tjetër, fizike ose emocionale.