Alarm për bombë në Paris/ Evakuohet Kulla Eifel, skuadra për çaktivizimin e bombave në vendngjarje!
vovalbania
August 12, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në Paris, tre katet e Kullës Eifel dhe sheshi përballë saj u evakuuan pas një mesazhi që njoftonte praninë e një bombe brenda monumentit në qendër të kryeqytetit francez
Këtë e ka bërë të ditur BfmTv duke cituar burime policore.
Një skuadër për çaktivizimin e bombave është në veprim për një inspektim.
Kompania që menaxhon Kullën Eifel i tha gazetës Le Figaro se ishte “procedurë normale në këtë lloj situate”.
Në vendngjarje, përveç skuadrës së bombave që po verifikojnë nëse ka vërtet bombë, kanë ndërhyrë edhe forcat e rendit, të cilat kanë vijuar largimin e turistëve dhe vizitorëve.