Humbi shikimin pasi u godit në një club nate, i riu dëmshpërblehet me 200 mijë paund!
vovalbania
August 12, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një turist britanik do të dëmshpërblehet me 200 mijë paund pasi u godit me një qese me bojë në një klub nate në Majorka, ngjarje që i shkaktoi humbjen e shikimit. 18-vjeçarit Dillon Connery humbi shikimin pasi u godit nga një qese me bojë në lokalin e natës Carwash Club, ku po festohej një festë tradicionale.
Ndonëse iu nënshtrua disa operacioneve, mjekët e patën të pamundur që t’i shpëtonin djalit nga Paisly dritën e syve. Tashmë një gjykatë në Majorka vendosi se lokali i natës nuk kishte marrë masat e duhura gjatë festës për të siguruar klientët dhe për këtë duhet të paguajë të riun britanik për dëmin e madh që i shkaktoi. Connery kërkoi më herët një dëmshpërblim prej 1 milionë paund, gjë që nuk u pranua nga gjykata.