I përmendin Luizin, Arjola Demiri jep përgjigjen thumbuese: “Nuk u kërkoj falje zorrave…”
Thumbat mes Arjola Demirit dhe Luiz Ejllit në rrjetet sociale kanë qenë jo të pakta që pas deklaratës së bërë nga këngëtari.
Gjatë qëndrimit në BBV, Luizi u shpreh se aktorja viktimizohej më kot në program, pasi familja e saj ishte në kushte shumë të mira ekonomike.
Kjo bëri që Arjola mos t’i kursente thumbat ndaj këngëtarit, aq sa së fundmi fansat e tij i janë ‘vërsulur’ në komente duke i thënë t’i kërkonte falje.
Në postimin e fundit të aktores, dikush i kishte komentuar:
“Arjola nuk duhet t’a kritikoje legjendën e gjallë të shqiptarve Luiz Ejllin, dil e kërko falje”.
Ndërsa nga ana tjetër Arjola i ka kthyer këtë përgjigje thumbuese:
“Legjendat janë përralla zogu, macet lëpihen. Shqiponjat nuk u kërkojnë falje zorrave, fluturojnë lart”.
“E ke gabim! Luizi eshte Legjend dhe i tillë do të mbetet sepse është unik, i ka pordhur me estradë me politik me të gjithë, dhe besom që me kandidu për Kryeministër fiton”- i shkroi fansja e Luizit, ku aktorja nuk e kurseu një kundërpërgjigje.
“Kujt i intereson zemër“- përfundoi Arjola.
Kujtojmë se aktorja ishte një nga mbështetëset e Luizit gjatë qëndrimit të tij në BBV, mirëpo pas deklaratës së tij, ajo ndryshoi qëndrim ndaj këngëtarit.