Karotreci-robot që komandohet me radio, “makthi” i shoferëve të parregullt!
vovalbania
August 12, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një karotrec-robot që komandohet me radio dhe është i aftë për të ngritur çdo lloj makine deri në 2 ton e gjysmë, është prodhuar nga një kompani franceze. Një video që tregon punën e tij, ka dalë në qarkullim në qytetin e Liverpulit dhe duket se lufta e bashkive kundër makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme do të revolucionarizohet.
Tashmë roboti “Eastract”, i kontrolluar me radio, ka hyrë në shërbim për llogari të kompanisë Recovery North West, që operon në zonën e Liverpulit dhe është shndërruar në “tmerrin” e shoferëve të parregullt. Falë shinave, ai mund të manovrojë edhe në hapësira shumë të kufizuara, ku një karotrec normal nuk arrin dot dhe është në gjendje të ngrejë edhe një SUV të madh.