Kurti komenton marrëdhëniet me Ramën: Kritikat janë pjesë e demokracisë! Nuk ishte faji ynë që nuk u zhvillua mbledhja ndërqeveritare!
Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku ka komentuar edhe marrëdhëniet me kryeministrin Rama.
Kurti është shprehur se me kryeministrin tonë ka marrëdhënie korrekte e raporte të mira, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kritokohen pasi kritikat janë pjesë e demokracisë.
Kryeministri Kurti ka komnetuar edhe anulimin e mbledhjes së 14 qershorit, për të cilën tha se është për të ardhur keq që nuk u bë, por kjo nuk ishte zgjedhja e Kosovës sipas tij.
“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive shqiptare, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne”, tha ai.