Ngjarja e Maliqit, dalin detaje të tjera/Dje agresori ishte në Psikiatri!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjarja e Maliqit, dalin detaje të tjera/Dje agresori ishte në Psikiatri!

Zbardhen detaje lidhur me rastin e Maliqit ku një 62-vjeçar i armatosur u ekzekutua nga RENEA pasi plagosi djalin e gruan dhe shkëmbeu zjarr me forcat speciale. Ramiz Muçollari vuante nga probleme të shëndetit mendor e bëhet e ditur se i shoqëruar nga familjarët, dje ishte për vizitë në Spitalin Psikiatrik, por nuk u shtrua dhe kur në mbrëmje u kthyen në banesë, nisi konfliktin me familjarët, duke i goditur me thikë.

Në bashkëpunim me policinë lokale të Komisariatit Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, prej më shumë se 8 orësh, Forcat Speciale RENEA mbajtën të rrethuar banesën e shtetasit Ramiz Muçollari në fshatin Qesarakë, Maliq.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por qëlloi me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të efektivëve.

Në këto kushte, me urgjencë u dërguan në vendngjarje, Forcat Speciale RENEA, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat Speciale RENEA i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale RENEA mundën të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingo duke hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale e rrezikoi seriozisht jetën e tyre.

Në zbatim të plotë të procedurave standarde, Forcat Speciale RENEA janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon këqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66181 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE