Vetëm se kërkoi një pjatë bosh i kërkuan 2 euro shtesë, blogerja italiane e irrituar me restorantin!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëm se kërkoi një pjatë bosh i kërkuan 2 euro shtesë, blogerja italiane e irrituar me restorantin!

Një restorant luksoz me qendër në Liguria, Itali tarifoi dy euro shtesë për një pjatë bosh blogeren Selvaggia Lucarelli. Veprimi i restorantit ka shkaktuar zemërimin e saj, e cila ka shpërndarë një foto të faturës në rrjetet sociale dhe shumë shpejt është përfshirë edhe publiku italian me komente.

Blogerja Lucarelli i kërkoi kamerierit një pjatë të zbrazët në mënyrë që ajo të ndante pjatën. Ajo u trondit kur shikoi faturën për atë pjatë shtesë. Publiku italian e dënoi restorantin dhe diskutimit iu bashkua guvernatori i Ligurias, Giovanni Totti, i cili tha: “Për mua, kjo pagesë shtesë, nuk është e drejtë.”

Shumë shpejt pronarët e restorantit folën dhe u përpoqën të shpjegonin procedurën:

Tavolina është për tre dhe ata hëngrën për një. Dikush i lan ato pjata. Zonja që postoi faturën ishte në një tavolinë për tre persona kur erdhën dy të rritur dhe një fëmijë. Ata porositën vetëm një pjatë makarona me pesto dhe një pjatë me peshk të skuqur dhe kërkuan pjata shtesë për të dyja. Pra, ata kishin gjithsej katër pjata dhe ne të paguheshim vetëm për një, sepse paguajmë edhe lavastoviljen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE