Në Korçë, 2 makina në flakë pas një aksidenti/Fier, digjen 4 automjete!
Në Korçë, një shtetase mbeti e plagosur pasi humbi kontrollin e makinës tip Volkswagen që po drejtonte dhe u përplas me një Benz të parkuar në rrugë. Për pasojë, të dy automjetet morën flakë. Shërbimet zjarrfikëse lokalizuan e shuan flakët. Ngjarja ndodhi rreth mesnate në lagjen nr.4 të qytetit juglindor. E dëmtuara u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr.4, Korçë, shtetasja M.Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Drejtuesja e automjetit shtetasja M.Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në një tjetër zhvillim, katër automjete u përfshinë nga flakët në lagjen Apolonia të qytetit të Fierit. Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, fatmirësisht pa të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Bëhet e ditur se tre prej makinave u shkrumbuan totalisht, ndërsa një tjetër u dogj pjesërisht.
Sapo u mor njoftimi, mjetet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje ku përveç automjeteve të parkuara të përfshira nga flakët u rrezikuan dhe disa banesa aty pranë.
Menjëherë u bë i mundur izolimi e shuarja e zjarrit duke penguar përhapjen e mëtejshme.
Nga ana e policisë po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur ngjarjen.
Paraprakisht, dyshohet se ka qene një shkëndijë elektrike shkaku i rënies së zjarrit, por këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e djegies së automjeteve.