Pak pasi u bënë mikesha, Einxheli për Beniadën: “Duhet hequr prap nga lista”
Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani krijuan një miqësi gjatë qëndrimit të tyre në sezonin e parë të “Big Brother VIP”.
Megjithatë, pas mbarimit të reality show-t, dy vajzat nuk u panë kurrë bashkë, teksa të ftuara nëpër intervista të ndryshme konfirmuan se nuk flasin më.
Arsyeja e prishjes së raportit nuk dihej deri pak javë më parë.
Teksa Einxheli konfirmoi se tashmë ajo dhe Beniada kanë rregulluar miqësinë e tyre, tregoi se disa komente të mamasë së modeles, bënë që të ketë hatërmbetje mes tyre.
Ndërsa së fundmi, vajzat kanë marrë sërish vëmendje me disa komente të bërë në një postim në Instagram.
Ditën e djeshme, Beniada postoi një foto duke treguar se do sjellë projektin e saj të parë muzikor, ndërsa Einxheli i shkroi: “Ku je mi?“, “Kosovo“, ia ktheu Beniada, e cila mori dhe një përgjigje paksa të “ashpër” nga moderatorja.
“Ty duhet me tbe unfollow prap”, shoqëruar me disa emoji.