Pushuesit kthehen nga plazhet, trafik në rrugët e Shqipërisë, ja akset me më shumë ngarkesë
Për shkak të kthimit të pushuesëve nga zona e plazheve, aktualisht me trafik të rënduar eshte rruga interurbane Ksamil-Sarande apo Shkodër-Lezhë, duke filluar nga Balldreni deri në hyrje të Lezhës. Më poshtë do të japim të detajuara akset e ngarkuara nga trafiku bazuar në njoftimin e Policisë Rrugore.
Informacion perditesues mbi rruget dhe zonat me trafik te renduar:
Rruga interurbane Ksamil-Sarande me trafik te renduar.
Rruga interurbane Radhime-Vlore me trafik te renduar.
Rruga interurbane Lushnje-Kavaje, me trafik te renduar nga Zhame deri tek rrethrrotullimi i Rrogozhines.
Rruga interurbane Elbasan-Tirane me trafik te renduar nga dalja e Elbasanit deri tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Rruga interurbane Kavaje-Durres, trafik i renduar nga mbikalimi i plepave deri tek mbikalimi i Serave ne Shkozet.
Rruga interurbane Shkoder-Lezhe, Shengjin-Lezhe dhe Lezhe-Lac, me trafik te renduar nga zona e Balldrenit deri ne fushe Milot.
Rruga interurbane Velipoje-Shkoder, me trafik te renduar nga Berdica deri tek ura e Bahçallekut.
Sherbimet e policise rrugore jane te vendosur ne pikat kritike per lehtesimin e levizjes ne rruget me trafik te renduar dhe gjithashtu kerkojne mirkuptimin e perdoruesve te rruges per zbatimin e te gjitha rregullave te qarkullimit rrugor me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore gjate udhetimit.
Duke konsideruar ngarkesen e trafikut gjatë pas dites dhe në darkë, qe karakterizon ditën e dielë, nga zonat bregdetare ne drejtim te kryeqytetit, policia rrugore apelon per KUJDES te shtuar ndaj drejtuesve te mjeteve, qe te :
• Mos parakalojne mjetet kollone me trafik
• Te ruajne largesine e sigurise midis mjeteve
• Te tregojne durim ne rruget me trafik te renduar dhe te shmangin sjelljet dhe manovrat agresive me rrezik per veten dhe te tjeret.
• Te mos perdorin aparatin celular gjate drejtimit te mjeteve.
• Te sigurojne femijet nen moshen 12 vjeç me sistemet e posaçme te fiksimit
• Te njoftojne ne numrin e emergjencave 112 per çdo situate apo mjet qe cenon sigurine e levizjes ne rruge.