“Lironi Fredi Belerin”/ Nis protesta në Himarë, mblidhen dhjetëra persona për lirimin e kryebashkiakut!
Ka nisur në Himarë protesta për lirimin nga burgu të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Fredi Beleri.
Tubimi po mbahet jashtë zyrës së Omonias në shëtitoren e Spilesë, ku protestuesit po kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga burgu të Belerit.
Në protestën e sotme pritet që folësi kryesor do të jetë kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis.
Ndonëse Athina zyrtare ka qenë konstante në qëndrimin e saj politik lidhur me çështjen Beleri, kjo është hera e parë që një kryetar bashkie ndërhyn hapur në çështje të politikës së jashtme të Greqisë.
Ai është djali i ish-ministres së jashtme Dora Bakojani dhe njëkohësisht nip i kryeministrit Qyriakos Mitsotakis.
Greqia ka kërkuar lirimin e Fredi Blerit, ndërsa shpesh ka lëshuar dhe tone kërcënuese në drejtim të Shqipërisë me argumentin se po shkelen të drejtat e minoritetit.