“Mos më fol mua ashtu”, Florian Marku godet rivalin në mes të intervistës (VIDEO)
vovalbania
August 15, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Boksieri shqiptar, Florian Marku do të përballet në ringun e boksit me Dylian Moran, më datën 2 shtator.
Gjatë intervistës së djeshme e cila u zhvillua në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin ndodhi një incident i papritur.
Në momentin e intervistës së Markut, atij iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte. Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.
Kjo gjë bëri që të nxehen gjakrat, ku Marku e shtyu dhe goditi Kongon.
Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë dhe Marku vijoi me intervistën.