Motrat binjake që kanë harxhuar një “mal” me para për t’u dukur si Barbie…

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Motrat binjake që kanë harxhuar një “mal” me para për t’u dukur si Barbie…

Dy motra binjake nga Stockton-on-Tees e Britanisë së Madhe kanë shpenzuar rreth 186 mijë euro për të realizuar dhjetëra operacione plastike për t’u dukur si Barbie të vërteta. Dolly dhe Daisy Simpson, 26 vjeçe, nisën të përdorin fillimisht fillerat në moshën 18-vjeçare dhe për herë të parë kryen operacion plastik në vitin 2020.

Dy biondet që nga ajo kohë i janë nënshtruar një sërë operacionesh duke përfshirë ndërhyrje në hundë, gjoks, apo labiaplastikë dhe një BBL. Ato gjithashtu kanë ndjekur procedura kozmetike ku përfshihet mbushja e buzëve, mjekrës, faqeve, nofullës, hundës dhe barkut.

Binjaket kanë treguar se ishin të fiksuara pas Barbit kur ishin fëmijë. Dolly tha:

Para se të fillonim procedurat dhe operacionet tona, ne ishim mjaft të pasigurta për pamjen tonë. Gjithmonë na pëlqente pamja e vajzave bionde, me nxirje të mrekullueshme dhe gjoks të madh, që dukeshin si kukulla dhe që atëherë ne kemi aspiruar të dukemi kështu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE