“Shporru në Shqipëri”, një 49 vjeçar në Britani u burgos për abuzim racor ndaj rojës së sigurisë; mendonte se ishte shqiptar

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shporru në Shqipëri”, një 49 vjeçar në Britani u burgos për abuzim racor ndaj rojës së sigurisë; mendonte se ishte shqiptar

Një burrë 49-vjeçar nga Cheltenham është dënuar me tre muaj burg për abuzim racor ndaj një roje sigurie të dyqanit John Lewis, i cili gabimisht besonte se roja ishte shqiptar.

Prokurori Simon Goodman i shpjegoi Gjykatës Gloucester Crown të ​​premten (12 gusht) se Desmond Thompson kishte hyrë në dyqan më 4 nëntor të vitit të kaluar dhe po shikonte rreth departamentit të parfumerisë së dyqanit, por oficerët e sigurisë i panë si të dyshimta lëvizjet e tij.

Zoti Goodman tha se Thompson po vëzhgohej si një vjedhës i skeduar dyqanesh, dhe u pikas nga oficerët e sigurisë në dyqan.

“Kur ai pa se e njohën u soll në mënyrë agresive ndaj një oficeri dhe filloi ta shante atë,” tha zoti Goodman.

“Thompson vazhdoi ta shante oficerin, pasi besonte se ishte shqiptar. Ai i tha se duhet të shporrej në shtëpi në Shqipëri. Ai e kërcënoi se do ta shkatërronte dyqanin dhe i tha oficerit se ai dhe bashkatdhetarët e tij kishin ardhur këtu dhe u kishin marrë punët”, tha prokurori Goodman.

“Roja i sigurimit i tha Thompson-it se ai në fakt ishte me origjinë polake dhe jo shqiptar. Thompson u përgjigj: “Epo, ti sërish nuk je anglez, apo jo shoku?’.

“Më pas Thompson filloi të tundte krahët ndërsa u shoqërua në derën e përparme, gjë që tërhoqi vëmendjen e një oficeri policie. Veprimet e tij filluan gjithashtu të shqetësonin klientët e dyqanit.”

Avokatja e Thompson tha në mbrojtje të klientit se: “Ai është shumë i penduar për veprimet e tij”.

“Ju keni 182 dënime të mëparshme. Ky është një numër i madh i shkeljeve. Tre prej tyre janë për vepra të rënda racore”, tha gjykatësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE