Dogji automjetin luksoz të Noizyt, gjykata e Durrësit jep masën për autorin!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dogji automjetin luksoz të Noizyt, gjykata e Durrësit jep masën për autorin!

Gjatë fundjavës që lamë pas, në mediat rozë dhe rrjetet sociale qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperit Noizyt i ishte djegur një prej automjeteve.

Më saktësisht “Ferrari” i tij me të cilin ka dalë edhe në disa prej videoklipeve që ka realizuar e që ishte në pronësi të babait të tij.

Më pas pati raportime të ndryshme, falë edhe një dëshmie të Stresit, i cili tha se në fakt makina e djegur nuk ishte asnjë prej mjeteve luksoze të reperit, ndërsa po ashtu u aludua se pavarësisht arrestimit të autorit, porositësi kishte qenë një prej “rivalëve” të artistit.

Megjithatë, fakti deri më tani është se i arrestuar për djegien e një prej automjeteve të Noizyt, gjë që është konfirmuar edhe nga Policia, është Siar Konti.

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për të sot, duke e lënë prapa hekurave, deri në momentin që do të mbarojnë hetimet dhe do të jepet dënimi.

Ndërkohë po ashtu është marrë edhe një vendim për 17-vjecarin nga Vlora që dyshohet se e ka ndihmuar Kontin për të kryer krimin.

Për të Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz, pa cilësuar për cilin bëhej fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65699 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE