Efektivi ndërhyn për të shuar sherrin në Himarë, njëri nga agresorët e plagos me thikë!
Ndërhyri për të shuar një sherr mes disa personave, plagoset efektivi në Pilur të Himarës. Mësohet se 28-vjeçari, i cili mban detyrën e inspektorit të policisë së zonës Lukovë ishte jashtë orarit të shërbimit.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, një 60 vjeçar e goditi me mjet prerës thikë e për pasojë është në gjendje kritike për jetën. Duke përfituar nga errësira, agresori u largua dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi mbrëmë vonë, rreth orës 23:00.
Një efektiv policie është plagosur me thikë në fshatin Pilur të Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin dhe në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R.Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th.M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.
Shtetasi Th.M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.