Ka edhe kështu, turistja shkon në Fontana di Trevi për të mbushur një shishe me ujë!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka edhe kështu, turistja shkon në Fontana di Trevi për të mbushur një shishe me ujë!

Një grua është kapur duke ecur në monumentin ikonik të shatërvanit të Trevit në Romë, me qëllim që të mbushë shishen me ujë. Ky veprim po ndodh disa ditë, pasi një turist tjetër u pa duke vandalizuar një monument tjetër në Itali.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq një grua të paidentifikuar duke qëndruar në mes të shatërvanit të Trevit duke mbushur një shishe me ujë. Ky rast vjen disa ditë, pasi një burrë nga Kalifornia filmoi dy turistë duke shkruar emrin e tyre në murin e Koloseut.

Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni parë njerëz që hedhin monedha në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit spektakolar të shekullit të 18-të.

Për më shumë se një dekadë, të ardhurat të mbledhura nga një ekip i përkushtuar çdo disa muaj, kanë kontribuar në ndonjë kauzë shumë të mirë. I ndërtuar mes viteve 1732 dhe 1762, shatërvani i Trevit është një nga pamjet më ikonike të Romës dhe është projektuar nga Nicola Salvi. Ky shatërvan u kompletua në vitin 1762, dhe janë nevojitur mbi 1 mijë orë punë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE