Një mrekulli për shëndetin tuaj, njihuni me benefitet e lëngut të lakrës!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një mrekulli për shëndetin tuaj, njihuni me benefitet e lëngut të lakrës!

Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik. Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike. Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave e shumë të tjera. Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

Lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet, një karakteristikë që e bën lakrën të domosdoshme kundër shumë sëmundjesh. Lakra është një nga 10 ushqimet më të pasura me vitaminë K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Lëngu i lakrës trajton ulcerën në stomak. Ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve. Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit. Lëngu i lakrës rekomandohet kur e keni tepruar me alkoolin apo jeni helmuar nga ushqimi.

Lëngu i lakrës pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me lëng lakre në ditë me stomak bosh dhe më pas rritjen e dozës në dy gota në ditë.  Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj. Lëngu i lakrës përmban shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre. Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni lëngun edhe si maskë flokësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65835 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE