Horoskopi sot: 17 gusht 2023
Dashi
Surprizat në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Do ketë edhe momente mjaft pasionante dhe të zjarrta. Beqarët më në fund do kenë një takim vendimtar dhe do ndihen më të plotësuar së kurrë. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime sot.
Demi
Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin/en dhe do thurni edhe plane mbi të ardhmen. Beqarët do kenë një ditë të qëndrueshme, por edhe pa takime. Gjithsesi nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt në krah. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes.
Binjakët
Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do e dini as vete çfarë te bëni qe ta qetësoni atmosferën mbizotëruese. Nëse nuk gjeni zgjidhje tjetër duhet te qëndroni pak kohe vetëm. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar situata nuk do jetë as shumë e keqe.
Gaforrja
Për sa ju përket çështjeve të zemrës gjithçka do shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do kenë aspak kohë të mendojnë për jetën e tyre sentimentale. Në planin financiar do ndiheni më të qetë sepse gjendja do jetë e stabilizuar.
Luani
Çiftet që kanë pasur vështirësi këto kohë në jetën e tyre në çift duhet ende të bëjnë kujdes. Qëndroni në qetësi edhe për disa kohë sa të qetësohet tërësisht situata. Beqarët do kërkojnë një person perfekt në gjithçka dhe nuk kanë për ta gjetur as sot. Me financat do merreni më tepër dhe do i menaxhoni me më tepër maturi.
Virgjëresha
Do zhgënjeheni mjaft nga partneri/ja gjatë kësaj dite dhe kjo do ju lëndojë pa masë. Kështu ndodh kur i jepni besim të plotë dhe kur e idealizoni gjatë gjithë kohës. Beqarët do kenë mundësi për një lidhje afatshkurtër, por mjaft emocionuese. Financat për pjesën më të madhe do jenë të qëndrueshme.
Peshorja
Ditë goxha e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ju pëlqejnë ato që do ju thotë partneri/ja dhe nuk do pranoni për asnjë arsye të toleroni. Po vazhduat në këtë rrugë nuk do shkoni gjatë si çift. Beqarët do kenë takime interesante. Situata financiare do jetë e konsoliduar.
Akrepi
Marrëdhënia në çift do jetë edhe më e fortë gjatë kësaj dite. Së bashku do i përballoni të gjitha pengesat që ju kishin dalë dhe do ndihen më mirë për këtë fakt. Beqarët nuk do e kenë aspak të vështirë të kenë takime, por ato nuk do jenë aq të mira sa ata mendonin. Në planin financiar nuk është momenti i përshtatshëm për të kryer shpenzime.
Shigjetari
Do iu jepni shumë prioritet ndjenjave gjatë kësaj dite do ja kaloni më së miri pranë personit që dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendojë si t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët nuk duhet të joshin personat që e kanë një angazhim sepse do përballen me probleme. Financat nuk do jenë të këqija. Merruni pak me tepër me detyrimet.
Bricjapi
Dielli do jetë planeti që do e ndriçojë dhe do e bëjë më të bukur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë si e kishit menduar dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqarët do jenë sportivë dhe do i marrin gjërat si t’iu vijnë. Situata më në fund do stabilizohet dhe mund të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Ujori
Do kaloni një ditë shumë të bukur sot pranë atij/asaj që dashuroni dhe do keni mundësi të flisni edhe për disa tema që më parë nuk kishit mundur. Partneri/ja sot do jetë me humor të mirë dhe i gatshëm të bashkëpunojë. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar do keni vështirësi, por në asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten.
Peshqit
Plutoni do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift dhe do prishë atmosferën e ngrohtë që mbizotëronte. Mos u çudisni nëse partneri/ja do ju kujtojë problemet e së shkuarës. Beqarët do kenë shumë takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë. Në planin financiar situata do jetë delikate.