Jo thjesht një lule, vetitë e Passiflora-s kundër ankthit, stresit dhe jo vetëm!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo thjesht një lule, vetitë e Passiflora-s kundër ankthit, stresit dhe jo vetëm!

Lulja Passiflora njihet ndryshe si lulja e pasionit. Në grupin e kësaj luleje, bëjnë pjesë 500 specie të ndryshme të familjes Passiflora. Shkencëtarët besojnë se një përbërës kimik i kësaj lule që quhet acidi edulilik ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Tuli i frutit të lules është një kurë e mirë për uljen e tensionit. Ky efekt ndihet pas përdorimit të 8 miligramëve të lules për një periudhë pesë ditore.

Rezultatet shkencore kanë treguar se ekstrakti i kësaj lule rrit nivelet e një enzime të caktuar, që luan rolin e antioksidantit dhe ul nivelet e lipideve të oksiduara që shkaktojnë dëme të shumta, duke akumuluar toksinat e rrezikshme në trup. Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së pasionit në mjekësi është kundër pagjumësisë. Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të kësaj lule ofron përfitime afatshkurta tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.

Lulja e pasionit ka një efekt qetësues dhe zbeh kontraktimet, ndihmon në uljen dhe zbutjen e dhimbjeve fizike. Këtë lule mund ta konsumoni nëse vuani nga dhimbjet menstruale, apo nëse keni dhimbje të shpeshta koke. Mundet gjithashtu të ndihmojë edhe në lehtësimin e kontraktimeve të muskujve dhe dhimbjes së dhëmbëve. Lulja e pasionit përdoret gjerësisht kundër ankthit dhe stresit dhe nuk ka efekte anësore. Pjesëmarrësit e një studimi konsumuan suplementë të kësaj lule çdo ditë për një periudhë gjashtë mujore. Ata nisën të ndiheshin mirë që në javën e tretë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE