Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO i “kërcet dhëmbët” SPAK-ut për ish-ministrat Beqja e Cani!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO i “kërcet dhëmbët” SPAK-ut për ish-ministrat Beqja e Cani!

Në lidhje me koncesionin e Sterilizimit, Gjykata e Posaçme, GJKKO i kërkon SPAK-ut të ushtrojë ndjekje penale edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja e ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, i paraqitur sot në SPAK.

Vendimi prej 348 faqesh për këtë koncesion është dhënë që më 23 qershor, siç thonë burime të gazetares Anila Hoxha, por SPAK-u i dërgoi për ekzekutim një ditë më parë.

Gjykata Antikorrupsion i tha SPAK-ut se duhet të paraqitet me 6 masa të tjera, mes tyre për ish-ministrin Ilir Beqja. Por, SPAK-u ende nuk ka dorëzuar një masë të dytë, thanë burime shumë të sigurta të Anila Hoxhës.

Për herë të parë, gjykata urdhëron ILDKPI-në të marrë masa e të shpallë të pavlefshme kontratën e Sterilizimit sepse sipas gjykatës “është ndërmarrë në konflikt të hapur interesi”, përderisa biznesmeni Ilir Rrapaj ka njohje me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Kujtojmë se GJKKO vendosi “Arrest me burg” për Rrjepajn i akuzuar “Për shpërdorim detyre” e Rrapajn, “Për mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e Sterilizimit.

Mes emrave të njohur, për të cilët u lëshua urdhër-arrest figuron dhe i Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, njëherazi shef i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata. Ndaj tij u caktua “Detyrim për paraqitje” dhe e njëjta masë u vendos për Naile Ajazin, Genc Burazerin e Pertef Mersinin, për “Falsifikim” e “Shpërdorim detyre”. Në “Arrest shtëpie” u lanë Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik dhe Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në lidhje me këtë çështje, Beqja u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha në kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Po në SPAK dëshmuan dhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj e ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Hetimet që zgjasin prej dy vitesh e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin. Dosja e Sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, që theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSH-së konstatoi se pajisje me vlerë gati 107 milion lekë, të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë./Top Channel

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE