​“Kur bëjmë shqiponjën, të gjithë e dinë se kush jemi”, Rashica flet si lojtar i Beshiktashit

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
​“Kur bëjmë shqiponjën, të gjithë e dinë se kush jemi”, Rashica flet si lojtar i Beshiktashit

Sulmuesi kosovar Milot Rashica i është bashkuar skuadrës së madhe turke, Beshiktash nga Norwich City për 5.5 milionë euro.

Ai është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët e skuadrës, derisa sot është prezantuar dhe ka zgjedhur numrin 11 në fanellë.

Ai tashmë ka dhënë intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, në të cilën ka folur edhe për simbolin e shqiponjës që lojtarët shqiptar e bëjnë me duar gjatë çdo festimi të tyre

Pikat kryesore nga intervista e Rashicës, i cili u shpreh shumë i lumtur dhe i emocionuar për transferimin në Beshiktaş, janë si më poshtë:

“Shqiponja është simboli ynë kombëtar, simbol për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, ata që na shohin e dinë se kush jemi. Kjo vlen edhe për ata që shohin flamurin tonë. I festova golat e mi duke bërë shenjë shqiponje. Ka një kuptim shumë të veçantë për të gjithë ne”, tha fillimisht Rashica.

Ai më pas ka thënë se kalimi te Beshiktashi ishte zgjedhja më e mirë.

“Që në momentin e parë që nisëm negociatat me Beshiktashin, ata më respektuan dhe më bënë të ndjeja se më donin shumë. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe doja të kthehesha në Turqi, ku isha i lumtur. Mua dhe familjes sime më pëlqeu shumë ky vend dhe kaluam një kohë të mirë këtu. Shumë të mira kanë qenë edhe planet dhe projektet që më ka paraqitur klubi. Më bënë të ndihem sikur më donin, prandaj zgjodha këtë vend. Kam luajtur në këtë stadium vitin e kaluar, atmosfera ishte shumë e mirë. Mund të them se tifozët në Turqi janë në një nivel krejt tjetër”, ka shtuar Rashica.

Ai tutje foli edhe për objektivat e tij me klubin e ri.

“Shpresoj se mund të shënoj shumë gola dhe asistime, por nuk ka shumë rëndësi se në çfarë pozicioni luaj, sinqerisht. Mundohem të jap kontributin më të mirë që mundem për ekipin tim. Nuk janë vetëm gola dhe asistime, sigurisht, është gjithçka që mund të bëj kur jam në fushë. Më parë kam veshur numrin 11, sinqerisht, është një numër që më pëlqen. Ata thanë se mund ta marr këtë numër, edhe unë jam i lumtur për këtë. Shpresoj të kemi një sezon të mirë”, tha në fund Rashica.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE