Qeveria greke me dy standarde/ Dy qëndrime për zgjedhjet në Greqi dhe historinë e Belerit në Shqipëri

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria greke me dy standarde/ Dy qëndrime për zgjedhjet në Greqi dhe historinë e Belerit në Shqipëri

Në një kohë kur kryeministri Greqisë Mitsotakis, është investuar personalisht në çështjen Bejleri, ka dalë në pah përdorimi një standardi të dyfishtë nga autoritete greke. Kjo faktohet nga një episod ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Greqi, të cilat përkuan me arrestimin nën dyshimin për shitblerje vote nga kandidati Fredi Beleri.

Ishte kryeministri Mitsotakis ai i cili akuzoi kreun e Syrizas Alexis Tsipras si mbështetës të kandidatit pro-turk në zonën e Rodopit.

Sipas Mitsotakis ai ishte paralajmëruar nga shërbimi inteligjent se kandidati mysliman i Tsiprasit, nuk duhet të lejohej të mbërrijë në parlament sepse ai mbështetej nga konsullata turke.

Ndërkohë për rastin e Fredi Belerit në Himarë, në territorin e Shqipërisë, në mbështetje të kandidatit, janë angazhuar e gjithë qeveria, deputetë dhe ambasada greke.

Rastin e kandidatit mysliman të mbështetur nga konsullata turke, kryeministri Greqisë e shikon si problematik.

Por vepron ndryshe kur vjen puna tek kandidati Beleri në Shqipëri ku askush nga pala greke përfshi ambasadën dhe konsullatat greke nuk pyesin, në të ofruarit mbështetje teksa ndaj tij duhet të flasë drejtësia.

Ky standard i dyfishtë i Greqisë, ku e gjithë Ambasada Greke në Tirane, përfshi ambasadoren vetë, lëviznin nga një qendër votimi në tjetrën, është i paprecedentë. Dhe nëse ka një vend që duhet të mësojë nga niveli i tolerancës ndëretnike dhe ndër-fetare në Shqipëri, ky vend është Greqia. Çfarë do të ndodhte në Athinë nëse deputetë turq do të protestonin në mbrojtje të kandidatit mysliman të Rodopit?

Por në mes të Himarës një territor shqiptarë askush nuk pengoi tre kryebashkiake grek, i Athinës, Igumenicës dhe Korfuzit t’i bashkoheshin protestës për Fredi Belerin disa ditë më parë me akuza ndaj qeverisë shqiptare. Ofensivës greke për Belerin, sollën reagimin e kryeministrit Rama i cili për protestën në Himarë u shpreh se “Nuk ka një rast tjetër, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE