Zbulohet partneri i ish-banores së “Big Brother VIP”?!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet partneri i ish-banores së “Big Brother VIP”?!

Këngëtares dhe njëkohësisht ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Anna Kabashi, mediat kosovare i kanë “zbuluar” ditën e sotme partnerin, të paktën kështu u raportua në disa prej tyre.

Sipas “Indeksionline”, ajo është në një lidhje me një djalë nga Gjakova, të quajtur Ilir Syla, e që ja shpreh dashurinë edhe publikisht nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

E teksa lajmi u përhap në shumë prej mediave rozë, duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.

Kabashi nëpërmjet një reagimi në Instagram i ka hedhur poshtë zërat. Këngëtarja thotë se nuk është në lidhje, jo me djalin e lartëpërmendur, por me askëndd, teksa po ashtu thotë se të gjithë do ta dinë kur të nisë një romancë të re, pasi do të jetë e para që do ta njoftojë.

Në fund ajo tregohet e sjellshme, ku edhe pse me ironi, falenderon mediat për “mirëkuptimin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE