Jep dorëheqje shefi për emergjencat në Maui, pas kritikave për menaxhimin e zjarreve!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jep dorëheqje shefi për emergjencat në Maui, pas kritikave për menaxhimin e zjarreve!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefi për menaxhimin e Emergjencave në Maui të Hauait, Herman Andaya, vendosi të dorëzojë dorëheqjen, një ditë pasi ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

Andaya, i cili nuk ka pasur përvojë paraprake në menaxhimin e emergjencave, përmendi “arsyet shëndetësore” në vendimin për të dhënë dorëheqje.

Disa banorë të zonës iu thanë mediave amerikane se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë. Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sistemi i sofistikuar i Mauit, i cili përfshin 80 sirena në ishull është testuar në ditën të parë të çdo muaji, por zhurma e tyre nuk u dëgjua atëherë kur duhej, pra në ditën e përhapjes masive të zjarreve.

Andaya vuri në dukje se nuk pendohet për vendimin. Ai deklaroi se nuk përjashtohej fakti që sirenat, të cilat zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami, ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më thella, potencialisht më në afërsi të flakëve.

Një ditë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Maui për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës.

Si pasojë e zjarreve, qyteza turistike Lahaina në Maui u dogj pothuajse tërësisht. Mënyra si ka nisur zjarri, nuk dihet edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të uraganit Dora.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE