Kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend/Parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në orët e mesditës dhe kryesisht në relievet malore në lindje. Në relievet malore në lindje, ka reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët. Në mënyrë të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra, këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave e të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja e veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdetin jugor e në lugina, era intensive kap një shpejtësi 10-14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/36
Diell
Kukës
20/32
Diell re shi
Lezhë
19/34
Diell
Dibër
17/33
Diell re shi
Durrës
22/37
Diell
Tiranë
23/35
Diell re
Elbasan
21/36
Diell re shi
Berat
19/35
Diell re shi
Vlorë
21/34
Diell
Korçë
17/32
Diell re shi
Gjirokastër
17/35
Diell re
Sarandë
21/33
Diell