U dëmtua gjatë punës/ E RËNDË, ndërron jetë 45-vjeçari indian në Elbasan
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![U dëmtua gjatë punës/ E RËNDË, ndërron jetë 45-vjeçari indian në Elbasan](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/08//u-demtua-gjate-punes-e-rende-nderron-jete-45-vjecari-indian-ne-elbasan.jpeg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Elbasan, ku një shtetas indian ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fabrikën e aluminit, ku 45-vjeçari me origjinë nga India ishte duke punuar. Sipas policisë, shkak për vdekjen është bërë një aksident gjatë punës, që i ka shkaktuar plagë të rënda.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.